Ndërlidhjet

Gjuriq: Kërkohet mbledhje e Këshillit të Sigurimit për Trepçën


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se të hënën, më 10 tetor, qeverisë do t’i propozoj që të kërkoj mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Trepçën, dhe sipas tij, e ka shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së.

“Në këtë rezolutë Trepça nuk është përfshirë pa arsye, por për shkak se prej saj varet jeta dhe ekzistenca e njerëzve tanë”, tha Gjuriq në konferencën për gazetarë në Beograd dhe ka shtuar se qeverisë do t’i propozoj që t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai, po ashtu, tha se do t’i propozoj qeverisë së Serbisë që “formalisht ta anuloj vendimin ilegal” të institucioneve të Kosovës “për konfiskimin” e kombinatit Trepça.

Mbrëmë vonë pas mesantës, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Trepçën.

XS
SM
MD
LG