Ndërlidhjet

Gjermani: Bllokadë e qytetit për shkak të dyshimeve për sulm


Pamje e pjesëtarëve të policisë gjermane

Pamje e pjesëtarëve të policisë gjermane

Policia gjermane thotë se sot po e evakuon një ndërtesë në qytetin lindor, Hemnic, për shkak të dyshimeve se ishte planifikuar një sulm me bombë. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Policia duket se po përdorë forcë për të hyrë në ndërtesë, derisa në rrjetin Twitter ka shkruar: “eksplodimi i dëgjuar ishte një masë e policisë për hyrje, pasi personi përkatës nuk mund të gjendet”.

“Ju lutemi të mbeteni në banesat tuaja brenda hapësirës së bllokuar nga policia dhe t’i ndiqni instruksionet e policisë”, ka shkruar policia e Saksonisë në rrjetin Twitter.

Policia tha se ka ndërmarrë vendosje të madhe të trupave në një lagje të qytetit Hemnic.

Një zëdhënëse e policisë ka refuzuar të paraqes detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG