Ndërlidhjet

Ryabkov: Akuzat amerikane për sulme kibernetike – histeri kundër Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Moska i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “mashtrime të ndyra” që kanë shkaktuar “histeri antiruse të paprecedente” nëpërmjet të asaj që pretendohet se janë akuza josubstanciale se Rusia ka dorë në sulmet kibernetike, kundër grupeve të Partisë Demokratike, para zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo ngritje e emocioneve lidhur me hakerët rusë, që po përdoret në fushatën amerikane zgjedhore dhe nga administrata aktuale, që merr pjesë në këtë luftë, është identike me mashtrimet e ndyta”, tha sot zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, akuzat e zyrtarëve amerikanë i ka përshkruar fillimisht si “një lloj i çmendurisë”.

XS
SM
MD
LG