Ndërlidhjet

Gjermani: Kërkohet i dyshuari që planfikonte sulm me bombë


Pamje e pranisë së policisë sot në një kompleks të banimit në qytetin Hemnic në Gjerani në kërkim për një person të dyshuar

Pamje e pranisë së policisë sot në një kompleks të banimit në qytetin Hemnic në Gjerani në kërkim për një person të dyshuar

Autoritetet e Gjermanisë thanë sot se po vazhon kërkimi masiv në qytetin Hemnic për një person të dyshuar i cili kishte planifikuar sulm me bombë.

Autoritetet kanë thënë se ky person i dyshuar është shtetasi sirian, Jabert Albakr, 22 vjeçar nga Damasku.

Më herët autoritetet e kishin evakuuar një ndërtesë në qendër të këtij qyteti, pasi kishin marrë informacion nga shërbimi gjerman i inteligjencës.

Raportet thonë se policia kishte gjetur gjurmë të eksplozivit në banesën e të dyshuarit.

Tom Bernhardt, zëdhënës për Zyrën e hetimeve penale shtetërore në Saksoni, tha se mbetet e paqartë se “ku, kur, në cilën mënyrë dhe për çka” ishte planifikuar ky sulm.

Policia ka kërkuar nga banorët që të mbeten brenda shtëpive të tyre.

XS
SM
MD
LG