Ndërlidhjet

Bangladesh: Janë vrarë 11 “esktremistë”


Pamje e pjesëtarëve të policisë së Bangladeshit

Pamje e pjesëtarëve të policisë së Bangladeshit

Autoritetet në Bangladesh thonë se ushtria i ka vrarë së paku 11 “ekstremistë” të dyshuar gjatë tri ndërhyrjeve të ndara, të cilat për cak e kishin një grup militant islamik, që është i akuzuar për vrasjen e dhjetëra personave të rrëmbyer në një kafene në kryeqytetin Daka, në muajin korrik.

Ministri i sigurisë së brendshme, Asaduzzaman Khan, tha se në mesin e të vrarëve ishte një lider i ri i grupit të paligjshëm, Jumatul Mujahedeen Bangladesh (JMB), ish-lideri i së cilit, një kanadez me origjinë nga Bngladeshi, ishte vrarë gjatë luftimeve me policinë muajin e kaluar.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për sulmin e 1 korrikut në një kafene në pjesën e të pasurve në Daka, me ç’rast ishin vrarë 18 persona të jashtëm të rrëmbyer dhe së paku 6 banorë lokalë.

Por, autoritetet në Bangladesh insistojnë se përgjegjës për këto vrasje ishte grupi JMB.

XS
SM
MD
LG