Ndërlidhjet

Ndeshja Ukraina – Kosova zhvillohet në Poloni


Pamje nga ndeshja Kosova - Kroacia 0:6 e zhvilluar në Shkodër
Pamje nga ndeshja Kosova - Kroacia 0:6 e zhvilluar në Shkodër

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte e zhvillon takimin me Ukrainën, në xhiron e tretë të garave kualifikuese për Kampionatitn Botëror, i cili zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Ndeshja do të zhvillohet në Krakov të Polonisë, për shkak se Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dueli i sotëm me Ukrainën po bëhet pas disfatës së thellë 0:6, që përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar me Kroacinë, në ndeshjen e cila ishte zhvilluar në Shkodër të Shqipërisë, pasi stadiumet e Kosovës nuk janë të licencuara nga UEFA.

Pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për botërorin 2018 u bë e mundur pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, më 13 maj të këtij viti.

Paraprakisht, më 3 maj, Kosova ishte pranuarnë Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).

Aktualisht, në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, kryesojnë Kroacia dhe Islanda me nga katër pikë, Turqia dhe Ukraina kanë nga dy pikë, ndërsa Finlanda dhe Kosova, në pozitën 5 dhe 6 kanë nga një pikë të fituar, pas dy xhirove të zhvilluara.

XS
SM
MD
LG