Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia do t’i mbrojë kapacitetet e veta në Siri


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska ka mënyra për t’i mbrojtur kapacitetet e veta në Siri, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin t’i bombardojnë bazat ajrore ushtarake të qeverisë së Sirisë.

“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh se Rusia, që është në Siri me ftesën e qeverisë legjitime të këtij vendi dhe duke i pasur dy baza atje, ka sisteme ajrore për t’i mbrojtur kapacitete e veta”, i tha Lavrov televizionit shtetëror rus, Channel One, sipas tekstit të intervistës të publikuar sot në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Zoti Lavrov tha se ai kishte dëgjuar se ky ishte një opsion i paraqitur nga disa politikbërës në Uashington, por ka theksuar se është i bindur se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk do të pajtohet me një skenar të tillë.

Qindra civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë në lagjet e Alepos, që janë nën kontrollin e kryengritësve, prej se armëpushimi i fundit, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u shkatërrua më 19 shtator.

Uashingtoni dhe Moska, që mbajnë anë të kundërta në konfliktin në Siri, e kanë kritikuar njëri-tjetrin për mosrespektim të marrëveshjeve për armëpushim.

XS
SM
MD
LG