Ndërlidhjet

Turqi: Nga sulmi vetëvrasës - 10 ushtarë dhe 8 civilë të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës me makinë bombë në provincën Hakari në Turqi
Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës me makinë bombë në provincën Hakari në Turqi

Nga një sulm me makinë-bombë nga ana e militantëve kurdë, afër një postoblloku ushtarak në pjesën juglindore të Turqisë, janë vrarë 10 ushtarë dhe 8 civilë. Po ashtu, janë plagosur 11 ushtarë dhe 16 civilë.

Mëtutje, gjatë një konference për shtyp, sot në Stamboll kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se sulmi ishte kryer nga “bombarduesi vetëvrasës, i cili e aktivizoi një makinë me 5 tonelata eksploziv”.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, duke u mbështetur në Forcat e Armatosura të Turqisë, raportoi se sulmi kishte ndodhur afër një pike të kontrollit ushtarak, disa kilometra nga qyteti Semdinli, në provincën Hakari, dhe ishte vepër e kryer e Partisë Puntore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është jashtëligjore.

Prej verës së kaluar, Turqia është goditur nga një valë e sulmeve me bomba, nga të cilat janë vrarë qindra njerëz dhe për këto sulme është fajësuar PKK-ja ose grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Prej shkatërrimit të armëpushimit në verë të vitit të kaluar, ndërmjet forcave turke dhe luftëtarëve të PKK-së, që kishte zgjatur dy vjet e gjysmë, janë vrarë më se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke dhe mijëra luftëtarë të PKK-së.

XS
SM
MD
LG