Ndërlidhjet

Santos do t’i dhurojë për viktimat në Kolumbi paratë e Nobelit


Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos
Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të dhurojë 925 mijë dollarët e çmimit Nobel për Paqe për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi.

Ai ka thënë se ato para do të shfrytëzohen për “projekte, fondacione ose programe që do të merren me viktimat dhe pajtimin”.

Santos fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me guerilët e Farc-ut.

Rreth 250 mijë njerëz janë vrarë dhe 45 mijë të tjerë janë zhdukur që prej se konflikti në Kolumbi filloi më 1964.

XS
SM
MD
LG