Ndërlidhjet

SHBA paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Kirgizi


Ambasada e SHBA-së në Bishkek, Kirgizi
Ambasada e SHBA-së në Bishkek, Kirgizi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bishkek ka lëshuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste që mund të kryhen në Kirgizi.

Përmes një deklarate për media, ambasada amerikane ka thënë se ka informacione që sugjerojnë se mund të ketë tentim për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të zyrtarëve lokalë dhe diplomatëve të huaj në Kirgizi gjatë këtij muaji.

Në deklaratë thuhet se ndaj qytetarëve të SHBA-së nuk ka indikacione se ka rrezik por se ata duhet gjithsesi të jenë të kujdesshëm kur qëndrojnë në Kirgizi.

Autoritetet kirgize, vitet e fundit kanë arrestuar dhjetra gra dhe burra nën dyshimin se i përkasin grupeve dhe organizatave të ndaluara islamike.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 500 qytetarë kirgiz i janë bashkuar ogranizatës terroriste Shteti Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG