Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës të martën mbanë seancë për Nehat Thaçin


Nehat Thaçi

Nehat Thaçi

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Caktimi i seancës për të martën, është bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë. Sipas dyshimeve të para, të publikuara nga autoritetet serbe, ai është arrestuar në bazë të fletarrestim të lëshuar nga gjykata e lartë e Nishit në vitin 2009 për, siç thuhet, “vepër penale të terrorizmit”.

Seanca e kërkuar për debat në Kuvendin e Kosovës u tha se ka si qëllim t’i kërkoj Qeverisë së Kosovës të ndërmarr hapa konkret për lirimin e Thaçit.

Deputetja nga partia Nisma, Valdet Bajram tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit, andaj sipas saj, të martën pret që Kuvendi të miratoj rekomandime të mirëfillta për rastin Thaçi.

Po të martën, Kuvendi pritet të zhvilloj edhe me një seancë të rregullt me procedimin e pikave të parapara për seancën e të premtes, por të cilat nuk u shqyrtuan për shkak se atë ditë ishte vendosur që seanca t’i kushtohej vetëm Ligjit për Trepçën.

XS
SM
MD
LG