Ndërlidhjet

logo-print

Rusia planifikon të ketë bazë të përhershme detare në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se është duke punuar që stacionin detar që e ka në portin Tartus në Siri, ta bëj bazë të përhershme.

Zëvendësministri i mbrojtjes, Nikolai Pankov i ka thënë Këshillit Federal, se ministria është duke hartuar dokumtetet që Rusia të përdor stacionin në portin në Tartus përgjithmonë.

“Në siri, ne do të kemi një bazë të përhershme detare në Tartus”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, Rusia ka konfirmuar se ka dërguar sistemin raketor S-300 në Tartus. Reuters ka raportuar sot se Rusia në mënyrë të konsideruesshme ka ndërtuar forcat e saj në Siri, pas kolapsimit të marrëveshjes së armëpushimit në shtator.

XS
SM
MD
LG