Ndërlidhjet

Putini do të takohet me Erdoganin


Presidenti rus, Vladimir Putin është në Stamboll ku do të marrë pjesë në samitin për energji. Putin pritet të takohet me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Putin pritet që t’i drejtohet Kongresit Botëror për Energji që po mbahet në Stamboll.

Marrëdhëniet Rusi-Turqi janë përmirësuar muajin e kaluar pasi ishin tensuar kur një avion luftarak rus u rrëzua nga forcat turke në kufirin sirian.

Moska më pas kishte vendosur sanksione tregtare dhe të udhëtimit ndaj Turqisë.

Por Erdogan më pas i kishte dërguar një letër Putinit, ku shprehje keqardhje për vdekjen e pilotit të avionit, gjë që çoi në normalizimin e marrëdhënieve.

Kremlini ka thënë se biseda në mes të Putinit dhe Erdoganit do të fokusohet në marrëdhëniet dypaleshë por edhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Sirinë, një çështje për të cilën Rusia dhe Turqia kanë mendime të kundërta.

Dy liderët po ashtu do të flasin edhe për tubacionin turk, që do të sillte gazin natyral rus në Evropë përmes jugut.

XS
SM
MD
LG