Ndërlidhjet

logo-print

Pique ka shpallur largimin e tij nga kombëtarja e Spanjës


Gerard Pique (i shtrirë) gjatë një ndeshjeje futbollistike për Spanjën

Gerard Pique (i shtrirë) gjatë një ndeshjeje futbollistike për Spanjën

Mbrojtësi i kombëtares futbollistike spanjolle, Gerard Pique, ka shpallur se karrierën e tij ndërkombëtare do ta përfundoj pas Kampionatit Botëror në vitin 2018, për shkak të kundërthënieve të ripërtrira për pikëpamjet e tij politike.

Ky futbollist tejet cilësor i Barcelonës, që e mbështet pavarësinë e rajonit të Katalonjës, është kritikuar ashpër pas fitores së mbrëmshme kundër kombëtares së Shqipërisë, me rezultat 2:0, në ndeshjen kualifikuese për kampionatin Botëror 2018.

Gerard Pique, që ka luajtur në Kampionatin Botëror në vitin 2010 dhe në atë evropian në vitin 2012, në të cilët Spanja pat triumfuar, është kritikuar në mediat spanjolle lidhur me dyshime se i ka hequr ngjyrat kombëtare nga fanela e tij sportive, raporton AFP nga Madridi.

“Kupa Botërore në Rusi do të jetë turneu im i fundit me ekipin kombëtar”, tha Pique dhe ka shtuar se “kritikat e sotme ishin shtesë e asaj që ka ndodhur gjatë pak viteve të fundit”.

Gerard Pique i ka luajtur 85 ndeshje për kombëtaren e Spanjës.

XS
SM
MD
LG