Ndërlidhjet

Thaçi para Gjykatës Speciale në Beograd hedh poshtë akuzat për "terrorizëm"

  • RFE /RL

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është dërguar nga burgu i Nishit në Beograd, ku është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale.

Avokati i tij, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se Thaçi i ka mohuar të gjitha akuzat që e ngarkojnë atë me veprën e ‘terrorizmit’.

“Fillimisht e kanë pyetur nëse është anëtar i UÇK-së. Ai e ka mohuar dhe i ka thënë prokurorit se është një listë e anëtarëve të UÇK-së dhe se lehtë mund të shihet se emri i tij nuk figuron aty, dhe kjo është çështja thelbësore me të cilën ngarkohet. Meqë për këtë nuk ka dëshmi, ai menjëherë do të duhej të lirohej”, tha Spahoviq.

Ai thotë se kërkesa për heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij do t’i dorëzohet të martën gjykatësit, dhe shtoi se Thaçi është marrë në pyetje pas 15 ditë të arrestimit të tij.

"Nehat Thaçi është burgosur padrejtësisht. Gjykata në vendimin e saj pas arrestimit thotë se ai ka refuzuar që t’i përgjigjet thirrjeve të gjykatës, se ka ikur, se është fshehur dhe kështu me radhë. Por, ne sot jemi vërtetuar se në shkresa nuk ekziston asnjë dëshmi se ai është thirrur ndonjëherë në mënyrë të rregullt nga cilido organ i Republikës së Serbisë. Me këtë as që ka qenë ë mundur t’i vihet masa e paraburgimit”, tha Spahoviq.

Policia serbe e arrestoi Nehat Thaçin më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish iu shqiptua masa e paraburgimit prej 20 ditësh.

Arrestimi i Thacit u bë mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga organet serbe për, siç thuhet, kryerjen e veprës penale të ‘terrorizmit’. (REL)

XS
SM
MD
LG