Ndërlidhjet

Policia heton vdekjen e 13-vjeçares që agjëroi 68 ditë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Indi është duke hetuar prindërit e një vajze 13 vjeçe, e cila ka vdekur javën e kaluar, pas një agjërimi fetar për 68 ditë.

Policia në qytetin Hyderabad tha se po heton nëse Aradhana Samdariya është detyruar të agjërojë.

Prindërit e saj kanë thënë se ajo ka agjëruar vullnetarisht, siç përshkruhet me Jainism, njërën nga fetë më të lashta të botës.

Rasti ka nxitur debat në lidhje me praktikën e agjërimit fetar në Indi.

Raportet thonë se Aradhana ka jetuar 68 ditë me ujë të vluar.

Dy ditë pasi ka mbaruar agjërimin, ajo ka vdekur.

Ekspertët besojnë se njeriu mund të mbijetojë pa ushqim deri në dy muaj.

Një zëdhënës i policisë tha se hetimi i prindërve ka nisur pasi një organizatë për të drejtat e fëmijëve ka ngritur padi.

XS
SM
MD
LG