Ndërlidhjet

Siriani që planifikonte sulme në Gjermani, “i lidhur me Shtetin Islamik”


Jaber al-Bakr

Jaber al-Bakr

Policia gjermane tha se një sirian i arrestuar pas dy ditësh kërkime, besohet se ka lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Jaber al-Bakr, i cili ka arritur në Gjermani si refugjat, është arrestuar në një banesë në qytetin Lajpcih, mëngjesin e së hënës.

Ai dyshohet se ka planifikuar sulm me bombë në aeroportin e Berlinit.

Al-Bakr ka kërkuar ndihmë nga një sirian tjetër, i cili ka alarmuar policinë.

“Pasi kemi mësuar për të dyshuarin këtë fundjavë, duhet të them se jemi me fat që ai është arrestaur dhe se Gjermania mbetet në fokus të terrorizmit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Johannes Dimroth.

Sipas mediave gjermane, Jaber Al-Bakr ka arritur në Gjermani në shkurt të vitit 2015, ndërsa azili i është dhënë në nëntor.

XS
SM
MD
LG