Ndërlidhjet

Talibanët i afrohen kryeqytetit të provincës Helmand


Afganistan

Afganistan

Talibanët afganë kanë nisur një ofensivë të madhe në qytetin me rëndësi strategjike, Lashkar Gah.

Qyteti me 200,000 banorë është kryeqytet i provincës Helmand, pjesë të së cilës grupi militant i ka marrë nën kontroll.

Ofensiva e re është përpjekja e tyre më e përqendruar për të marrë kryeqytetin.

Së paku 14 veta janë vrarë të hënën nga një sulm vetëvrasës në Lashkar Gah, përfshirë dhjetë zyrtarë policorë.

Qyteti ka qenë skenë e luftimeve të ashpra midis talibanëve dhe forcave të NATO-s përpara tërheqjes së tyre në vitin 2014.

Provinca Helmand është e njohur për prodhim të opiumit.

XS
SM
MD
LG