Ndërlidhjet

Kuvendi mban sot seancë për rastin e Nehat Thaçit


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Thaçi, të hënën, është dërguar nga burgu i Nishit në Beograd, ku është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale.

Avokati i tij, Sead Spahoviq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Thaçi i ka mohuar të gjitha akuzat që e ngarkojnë atë me veprën e “terrorizmit”.

Seanca e kërkuar për debat në Kuvendin e Kosovës është thënë se ka qëllim t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e Thaçit.

XS
SM
MD
LG