Ndërlidhjet

IS-i konfirmon vdekjen e shefit të propagandës


Siri
Siri

Grupi militant Shteti Islamik ka konfirmuar vdekjen e shefit të propagandës, për të cilin Pengatoni ka thënë se është vrarë në një sulm ajror të SHBA-së, muajin e kaluar, në Raka të Sirisë.

Në një deklaratë të postuar online, grupi militant ka nderuar, siç ka thënë, “martirizimin” e Wa'il Adil Hasan Salman al-Fayadit, i njohur po ashtu si Abu Mohammed al-Furqan.

Deklarata nuk ka sqaruar se kur, ku apo si është vrarë ai.

Pentagoni ka thënë muajin e kaluar se një sulm ajror i SHBA-së, më 7 shtator, ka vrarë Fayadin.

Është thënë se Fayad ka qenë “ministër i informacionit i Shtetit Islamik” që ka mbikëqyrur propagandën e tij.

XS
SM
MD
LG