Ndërlidhjet

Bajrami: Thaçi e ka fundin afër – Veseli: Vetëm Zoti e di fundin e secilit


Ilustrim
Ilustrim

Shefja e Grupit Parlamentare të partisë opozitare Nisma për Kosovës, Valdete Bajrami, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit u kishte nisur letra të hapura Prokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, përmes së cilave ai kërkonte që të zbardhen të gjitha krimet e kryera gjatë dhe pas luftës.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Bajrami tha se është e kotë tentativa e presidentit që me një thirrje të një konference tu hedh hi syve të popullit për dështimet dhe mashtrimet e tij.

“Ju, dje, me atë deklarim përmes asaj konference, ofenduat të gjitha viktimat. Ju i vratë edhe një herë të gjithë ata familjarë që ranë për lirinë e vendit, ju viktimat e gjenocidit serbë i krahasuat me veprimet individuale të bëra pas luftës”, ka thënë Bajrami.

“Kjo është e papranueshme, që ju të shfrytëzoni viktimat e gjenocidit serb të bëra në luftën e fundit për interesa personale, për ndreqjen e imazhit tënd, sepse e dimë që vetëm për qytetarët ju nuk mendoni e lëre më të punoni, e kjo u dëshmua tashmë”, ka thënë Bajrami.

“Ku ishit qe sa vite?- pse nuk e keni bërë këtë veprim edhe më herët, pra kur ishit kryeministër?", theksoi Bajrami.

Sipas saj, presidenti Thaçi me këtë adresim e nxori në shesh anën e tij të errët. Deputetja e partisë Nisma ka thënë po ashtu se letrat e Thaçit kanë pasuar dëshmitë e ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, sipas së cilit, Thaçi nga pozita e kryeministrit kishte ndikuar dhe kërkuar që paratë e shtetit t’i vë në shërbimin tij.

“Ne të gjithë e dimë që Gjykata Speciale do ta ketë këtë përgjegjësi, pra ajo do të jetë përgjegjëse për kërkesat tuaja që dje i drejtuat tek prokurori i shtetit, prandaj mjaft me tallje, se do të vjen koha që ju personalisht do të jepni llogari për të gjitha dëmet që ia shkaktuat shtetit dhe qytetarëve të saj", ka deklaruar deputetja Bajrami.

Në fund të fjalimit të saj, ajo i është drejtuar presidentit se "nuk do të mund t’i ikësh përgjegjësisë, ndoshta pak do vonojë, por edhe ju e dini se fundin e keni afër!".

Pas fjalës së deputetes së Nismës, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli,i cili publikisht ka ftuar kryeprokurorin e shtetit të mos rri i heshtur në raste të tilla, ku ka akuza të drejtpërdrejta.

Ndërkaq, si kundërpërgjigje ndaj Bajramit për fundin e presidentit, Veseli deklaroi se “vetëm Zoti e di fundin e secilit”.

Të hënën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka drejtuar katër letra Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes së cilave ai kërkon angazhimin e tyre për zbardhjen e krimeve gjatë kohës së luftës dhe atyre të pasluftës.

Në një adresim para medieve, Thaçi tha se arsyeja e dërgimit të letrave në adresë së institucioneve të drejtësisë ka si qëllim inkurajimin e tyre që t’i adresojnë për zgjidhje shumë raste të cilat i shqetësojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG