Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi nuk miraton dy rezolutat e propozuara nga Vetëvendosje


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, nuk ka miratuar dy rezoluta të propozuara nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahura nga opozita.

Propozim-Rezoluta e parë kishte të bënte me bisedimet për Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës. Kjo rezolutë kërkonte pezullimin e bisedimeve me Serbinë për këtë çështje. Procedura e votimit solli si rezultat 29 vota për, kurse 37 ishin kundër.

Ndërkaq Propozim-Rezoluta e dytë adresonte situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës. Për këtë Propozim-Rezolutë votuan 28 deputetë, kurse kundër ishin 35 dhe 7 abstenuan.

XS
SM
MD
LG