Ndërlidhjet

Një gazetar ndalohet të largohet nga Pakistani


Gazetari pakistanez Cyril Almeida
Gazetari pakistanez Cyril Almeida

Një gazetar i njohur pakistanez, thotë se i është ndaluar që të largohet nga vendi, për shkak të një shkrimi për prishjen e marrëdhënieve në mes të qeverisë dhe ushtrisë.

Cyril Almeida ka thënë në Twitter se autoritetet pakistaneze e kanë njoftuar se ai nuk mund të lëshojë vendin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme nuk ka mundur të konfirojë për një masë të tillë.

Almeida është kolumnist dhe ndihmës redaktor në gazetën Dawn, një gazetë shumë e respektuar në gjuhën angleze.

Shkrimi i Almeidas që është botuar më 6 tetor, tregonte për takime të nivelit të lartë në mes të zyrtarëve të ushtrisë dhe qeverisë, mbi mundësinë e arrestimit të militantëve të një grupi që janë kundër Indisë.

Kryeministri Nawaz Sharif ishte takuar me shefin e stafit të ushtrisë, Raheel Sharif, për të diskutuar për këtë artikull, ka thënë zyra e tij. Pas këtij takimi, bashkëbiseduesit kanë ardhur në përfundim se nuk ka pasur mospajtime gjatë bisedimeve qeveri-ushtri dhe se artikulli i gazetarit ishte i sajuar.

Zyra e kryeministrit pakistanez gjithashtu ka thënë se shkrimi i Almedias ka shkelur “njohurit dhe parimet e raportimit mbi çështjet e sigurisë”.

XS
SM
MD
LG