Ndërlidhjet

logo-print

Aktivisti i burgosur ujgur fiton çmim për të drejtat e njeriut


lham Tohti

lham Tohti

Një akademik kinez me origjinë ujgure, që është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se ka bërë fushatë për të dretjat e ujgurëve në Kinë, ka fituar një çmim prestigjioz pikërisht për aktivizmin e tij.

Ilham Tohti la fituar çmimin prestigjioz Martin Ennals. Ai është zgjedhur fitues nga një juri e përbërë nga 10 grupe të aktivistëve, duke përfshirë edhe Amnesty Internacional.

Rreth 15 milionë ujgurë jetojnë në Kinë. Që sa kohë ata janë ankuar për trajtimin që po ju bën ky shtet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang ka hedhur poshtë këtë çmim, duke thënë se aktivizmi i Tohtit është e “karakterit separatist dhe nuk ka të bëjë asgjë me të drejtat e njeriut”.

XS
SM
MD
LG