Ndërlidhjet

logo-print

Kryetarët e komunave veriore kundërshtojnë Ligjin për investime strategjike


Mitrovica

Mitrovica

Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës kanë kundërshtuar miratimin e Ligjit për investime strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe janë zotuar se ai nuk do mund të zbatohet në këto komuna, ngase sipas tyre, nuk është harmonizuar me autoritetet lokale.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqin, Zubin Potokut e Zveçanit kanë konstatuar se nxjerrja e ligjeve në këtë formë nga institucionet qendrore të Kosovës, bie ndesh me parimet e decentralizimit dhe paraqet një jo sinqeritet të qeverisë qendrore karshi institucioneve lokale.

“Komunat tona nuk do të lejojnë kurrë zbatimin e një ligji të tillë të shfrenuar me të cilin në thelb zvogëlohen përgjegjësitë e autoriteteve lokale në dëm të qytetarëve”, thuhet në qëndrimet e katër kryetarëve të komunave veriore, të banuara nga popullata shumicë serbe.

Me miratimin e këtij ligji, sipas tyre, thellohet tutje kriza e nisur edhe me miratimin e Ligjit për Trepçën, të cilin përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe që mbështetet nga Beogradi, nuk e mbështesin.

Reagimi i kryetarëve të komunave nga pjesa veriore pasoi vendimin e Kuvendit të Kosovës, i cili me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime, aprovoi Ligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG