Ndërlidhjet

NATO dhe BE: Linjë e fortë kundër Rusisë, por mbajtje e dialogut


Flamuri i NATO-s (djthtas) dhe ai i BE-së

Flamuri i NATO-s (djthtas) dhe ai i BE-së

Shefat e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, thonë se qëndrojnë të përkushtuar për deklarime të linjës së fortë kundër Rusisë, por megjithatë, mbesin të angazhuar në dialog.

Në një forum të mbrëmshëm në Gjermani, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i BE-së, Donald Tusk, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, kanë bërë thirrje për politikë të balancuar ndaj Moskës.

Zoti Stoltenberg ka kërkuar raporte konstruktive me Rusinë, përkundër grumbullimit më të madh të forcave të NATO-s prej Luftës së Ftohtë, për të cilin ai tha se tash gati ka përfunduar.

Stoltenberg, po ashtu, ka theksuar se Rusia është e gatshme të përdorë forcë kundër fqinjëve.

“Ne kemi parë se ata kanë zhvilluar kapacitete të reja. Ata kanë vendosur më tepër trupa, por natyrisht, shqetësimi më i madh është i lidhur me faktin se ata aktualisht kanë shprehur gatishmëri për ta përdorë forcën kundër fqinjëve: Ukrianës, Krimesë. Por, edhe Gjeorgjisë. Ata, po ashtu, kanë trupa në Moldavi, kundër vullnetit të qeverisë së Moldavisë. Pra, ne po shohim një Rusi më tepër kategorike, një Rusi më të fortë dhe ne po e shohim një Rusi, që ka gatishmëri për të përdorë forcë”, tha Jens Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG