Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga vërshimet në veriperëndim, një person i vdekur


Pamje nga vërshimet e vitit të kaluar në një fshat afër Vlorës
Pamje nga vërshimet e vitit të kaluar në një fshat afër Vlorës

Ministria e brendshme e Shqipërisë thotë se nga të reshurat e mëdha dhe vërshimet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, një person e ka humbur jetën dhe janë dëmtuar shumë shtëpi.

Në njoftimin e sotëm të kësaj ministrie thuhet se një person 48 vjeçar e ka humbur jetën mbrëmë, kur ai ishte përfshirë nga ujërat e fuqishme në qytetin Laç, që është 80 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë.

Më se 100 shtëpi dhe banesa janë vërshuar, rrugët janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut dhe e gjithë kjo hapësirë ka pësuar ndërprerje të rrymës elektrike, raporton agjencia AP nga Tirana.

Ministria e agrikulturës e Shqipërisë tha se vërshimet i kanë përfshirë afro 300 hektarë tokë dhe janë vrarë ose humbur dhjetëra bagëti.

Afro 150 pjesëtarë të njësive emergjente janë vendosur në terren, ndërsa ka parashikime se të reshurat e mëdha do të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG