Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Ushtria vendoset në jug për tu konfrontuar me talibanët


Pjesëtarët e ushtrisë afgane në Lashkar Gah të provincës Helmand

Pjesëtarët e ushtrisë afgane në Lashkar Gah të provincës Helmand

Qeveria e Afganistanit i ka vendosur qindra ushtarë në qytetin jugor, Lashkar Gah, derisa militantët talibanë janë kërcënuar me depërtim në këtë qytet.

Gjatë ditës së djeshme, talibanët e kanë lansuar një sulm të shkallës së gjërë kundër pikave të kontrollit të sigurisë në Lashkar Gah të provincës Helmand, pasi nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë u vranë 14 vetë, përfshirë 10 policë.

Sot, forcat qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane, kanë ndërmarrë operacione për pastrimin e militantëve në qytet dhe rreth tij.

“Më se 300 ushtarë specialë janë vendosur në qytet për parandalimin e avancimit të talibanëve”, tha Abdul Jabar Qahraman, i dërguari special qeveritar për provincën Helmand.

Për muaj të tërë, talibanët ishin në periferi të Lashkar Gahut, në kuadër të marshit të tyre përgjatë Helmandit, ku prodhohet pjesa më e madhe e drogës në botë.

Zyrtarët provincialë kanë thënë se tash talibanët e kontrollojnë 85% të provincës Helmand, ndërsa para një viti qeveria e kishte kontrollin ndaj 80% të territorit.

XS
SM
MD
LG