Ndërlidhjet

Kosovë: Udhëheqës të Federatës së Futbollit paraqitën dorëheqje


Simpatizuesit e kombëtares së Kosovës në futboll para duelit kualifikues me Finlandën më 5 shtator
Simpatizuesit e kombëtares së Kosovës në futboll para duelit kualifikues me Finlandën më 5 shtator

Federata e Futbollit e Kosovës thotë se dy udhëheqës të lartë të saj kanë dhënë dorëheqje në harmoni me rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, kundër lidhjeve politike në sport, raporton agjencia AP nga Prishtina.

Kryetari i federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha mbrëmë se pasi Kosova ishte pranuar si anëtare e rregullt e organizatës evropiane dhe botërore të futbollit, në muajin maj të këtij viti, nënkryetari Bekim Haxhiu dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Murat Hoxha, patën paraqitur dorëheqje “për të mos pasur konflikt interesi, me fjalë të tjera, që politika të mos ndërhyjë në institucionet e futbollit”.

Haxhiu dhe Hoxha janë anëtarë të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht kombëtarja e Kosovës në futboll merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018, pasi u pranua në FIFA.

XS
SM
MD
LG