Ndërlidhjet

logo-print

Peskov: Britania t’i mbrojë diplomatët e Rusisë


Dmitry Peskov

Dmitry Peskov

Rusia thotë se Britania ka detyrë t’i mbrojë diplomatët rusë në Londër, derisa sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ka kërkuar që aktivistët të protestojnë kundër fushatës së bombardimeve të Rusisë në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se zoti Jonson me gjasë është “i vetëdijshëm për Konventën e Vjenës dhe se Britania ka detyrë që të marrë përgjegjësi” për misionet diplomatike ruse në Britani.

Dje, sekretari Johnston i tha Parlamentit britanik se “sigurisht do të dëshiroja të shihja demonstrata jashtë Ambasadës së Rusisë”.

“Puset e tmerrit janë gjithnjë e më të thata” dhe grupet kundër luftës nuk kanë shprehur shqetësim të duhur për konfliktin në Alepo.

Prej se është zgjedhur sekrtear i jasahtëm britanik, Boris Johnson, me të shpejtë është bërë person politik udhëheqës në Evropë, që ka bërë presion ndaj Moskës lidhur me Sirinë, duke propozuar zgjerim të sanksioneve, që tashmë janë në fuqi , për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG