Ndërlidhjet

Lista Serbe do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Trepçën


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët e Listës Serbë në Kuvendin e Kosovës, të enjten, me 13 tetor, pritet ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti parlamentar.

“Të enjten do ta dorëzojmë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën tonë për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën”, ka thënë Simiq.

Ai ka shtuar se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Deputetët tanë janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për Ligjin për investime strategjike dhe ajo do të jetë gati të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, javën tjetër”, ka thënë Simiq.

XS
SM
MD
LG