Ndërlidhjet

Mustafa: Shkrirje dhe jo ngrirje raportesh me Listën Serbe


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret që raportet e koalicionit qeverisës me Listën Serbe, të cilat u ‘ngrinë’ pas miratimit të Ligjit për Trepçën, të kthehen në suaza të funksionimit normal.

Gjatë vizitës që i bëri njërës prej kompanive teknologjike që operojnë në Kosovë, Mustafa tha se nuk pret që të vazhdoj ‘ngrirja’ në koalicionin qeverisës.

"Unë mund të them se do të ndodhë shkrirja, sepse askush nuk ka llogari që ta ngrijë këtë situatë", ka thënë Mustafa.

Lista Serbe ka kumtuar vendimin për ‘ngrirjen’ e raporteve me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën, të cilin ky subjekt politik që përfaqëson serbët e Kosovës, nuk e pranon.

XS
SM
MD
LG