Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov do të takohen këtë javë për çështjen e Sirisë


Moska ka njoftuar se Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry më 16 tetor në Zvicër, për të diskutuar për konfliktin në Siri

Ky takim do të jetë i pari në mes të zyrtarëve të të dyja shteteve, që prej se Uashingtoni ndërpreu kontaktet bilaterale diplomatike me Moskën këtë muaj, pas kolapsimit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri.

Minstria e Jashtme ruse ka thënë se Lavrov dhe Kerry do të takohen në qytetin e Lozanës, me qëllim që të “krijojnë kushte për zgjidhjen e krizës siriane”, së bashku me diplomatët e “vendeve kyçe të rajonit”.

Në një intervistë Lavrov ka deklaruar se në këto bisedime duhet të përfshihet edhe Turqia, Arabia Saudite dhe me gjasë edhe Katari.

Takimi Lavrov-Kerry vjen në kohën kur tensionet në mes të Moskës dhe Uashingtonit janë rritur për shkak të Sirisë, pasi Rusia nisi sulme ajrore në lindje të Alepos.

XS
SM
MD
LG