Ndërlidhjet

SHBA sulmon territoret e rebelëve Huthi në Jemen


Jemen
Jemen

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha të enjten se ka sulmuar tre lokacione radarësh në Jemen, në përgjigje të sulmeve me raketa që kanë goditur një luftanije amerikane. Raketat janë lëshuar këtë javë nga territori që kontrollohet nga rebelët Huthi.

Sulmet e së enjtes, të autorizuara nga presidenti Barack Obama, janë veprimi i parë direkt i Uashingtonit kundër caqeve rebele në luftën civile të Jemenit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, i përshkroi ato si “vetëmbrojtje” për personelin dhe luftanijet e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj çdo kërcënimi mbi anijet dhe trafikun tonë tregtar dhe do të vazhdojmë të ruajmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe gjetkë nëpër botë”, tha Cook.

XS
SM
MD
LG