Ndërlidhjet

Rama: Serbia ta njohë sa më parë Kosovën


Edi Rama në Beograd.
Edi Rama në Beograd.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën dyditore në Serbi me një debat me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, në Forumin për Siguri në Beograd.

Rama përsëriti se me Vuçiqin nuk pajtohen rreth çështjes së Kosovës.

“Qëndrim i imi është që Serbia, sa më parë, ta njohë Kosovën, sepse një gjë e tillë do të ishte e mirë për të gjithë”, tha Rama.

Sa i përket mosmarrëveshjeve të Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me kombinatin Trepça, Rama tha se Trepça ndodhet në territorin e Kosovës dhe se u takon qytetarëve të Kosovës.

Vuçiq deklaroi se Beogradi do të vazhdojë dialogun me Prishtinën.

XS
SM
MD
LG