Ndërlidhjet

Bob Dylan fiton Çmimin Nobel për Letërsi


Librat e Bob Dylanit

Librat e Bob Dylanit

Këngëtari amerikan, Bob Dylan, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi.

"Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane", tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokholm.

Dylan, 75 vjeç, ka nisur karrierën muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotës.

Këngët e tij si Blowin' in the Wind janë bërë himne të anti-luftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, Nobeli për Letërsi i është dhënë shkrimtares bjelloruse, Svetlana Aleksievich, për shkrimet e saj mbi tragjeditë e Bjellorusisë gjatë shekullit 20.

XS
SM
MD
LG