Ndërlidhjet

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

  • RFE /RL

Donald Trump

Donald Trump

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të Bill Clintonit në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s nisën një fushatë ajrore kundër regjimit Jugosllav, duke goditur trupat etnike serbe në vitin 1995 dhe 1999, shkruan Newsweek.

Sulmi i parë u krye në mbështetje të grupeve në Bosnjë e Hercegovinë, që kërkonin pavarësinë nga Beogradi, ndërkohë që sulmi i dytë u bë mbi forcat e ngjashme në Kosovë.

“Bombardimi i serbëve, që sihin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh”, tha Trump për një revistë javore serbe Nedeljnik, në një artikull të publikuar në faqen e saj në internet.

“Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht, administrate e Clintonit iu shkaktoi atyre shumë dëme, por edhe gjithandej Ballkanit, duke krijuar kaos”, u cituar Trump, shkruan Newsweek-u amerikan.

Intervista u zhvillua përmes korrespondencës me postë elektronike me këshilltaren e lartë të fushatës së Trump, Suzanne Ryder Jaworowski, që gjithashtu është edhe menaxhere e fushatës për shtetin e Indianës, i tha Neësëeek-ut, redaktorit i revistës serbe Nedeljnik, Marko Preleviq.

Bill Clinton, bashkëshorti dhe mbështetësi i kundërshtares së Trump në garën presidenciale, Hillary Clinton, ishte president i SHBA-së gjatë gjithë periudhës së rrënimit të dhunshëm të Jugosllavisë, në të cilën paraushtarakët serbë u përfshinë në spastrimin etnik të grupeve dominuese muslimane në ish-Jugosllavi, shrkuan Neësëeek.

Bombardimet shkaktuan qindra viktima civile por gjithashtu penguin avancimin e trupave serbe..

Trump nuk e specifikoi se si do të zgjidhte situatën ndryshe, por u zotua të ketë një “një tjetër politikë ndaj Ballkanit” nëse i fiton zgjedhjet.

Bombardimet e NATO-s vazhdojnë të jenë një cështje e kudnërthënëshme në Serbi, që u transfromua që nga shkatërrii i Federatës komuniste Jugosllave në një vend kandidat për anëtarësim në BE, thuhet në artikullin e Newsweek.

XS
SM
MD
LG