Ndërlidhjet

Boks: Tyson Fury ka hequr dorë nga titulli i kampionit botëror


Tyson Fury (majtas) në takimin kundër rivalit Vladimir Klitschko në Dizeldorf të Gjermanisë më 28 nëntor të vitit 2015
Tyson Fury (majtas) në takimin kundër rivalit Vladimir Klitschko në Dizeldorf të Gjermanisë më 28 nëntor të vitit 2015

Boksieri profesionist britanik, Tyson Fury, sot ka shpallur se ka hequr dorë nga titulli i kampionit botëror në kategorinë e rëndë në asociacionet WBO dhe WBA, për tu koncentruar në “trajtimin mjekësor dhe ripërtritjen”.

Fury, 28 vjeçar, nuk ka dalur në ring prej fitores kundër ukrainasit, Vladimir Klitschko, kur e fitoi titullin e kiampionit, në nëntor të vitit 2015. Në ndërkohë, ai ka pranuar se merr drogë kokainë për shkak të depresionit.

Ky boksier, deri tash dy herë e ka anuluar takimin e kthimit kundër Klitschos; së pari në muajin korrik për shkak të lëndimit të nyjes së këmbës dhe muajin e kaluar për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.

“Ndjej se është korrekte dhe e drejtë dhe për të mirën e boksit, që titujt të mbahen aktivë dhe të lejohen kandidatët e tjerë të luftojnë” për titujt që i kam fituar me krenari, tha Tyson Fury.

“I kam fituar titujt në ring dhe besoj se ata duhet të humben në ring, por unë jam i paaftë për t’i mbrojë në këtë periudhë dhe e kam ndërmarrë këtë vendim të vështirë dhe emocional, që zyrtarisht t’i shpallë të paplotësuar titujt e mi botëror të vlefshëm”.

XS
SM
MD
LG