Ndërlidhjet

Antonio Guterres është zgjedhur shef i ardhshëm i OKB-së


Antonio Guterres
Antonio Guterres

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot e ka zgjedhur ish-kryeministrin portugez, Antonio Guterres, për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

Të 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, kanë votuar me aklamacion për zotin Guterres.

Mandati i tij do të filloj më 1 janar të vitit 2017, meqë deri atëherë mandatin e ka sekretari i përgjithshëm aktual, Ban Ki-moon, i cili në këtë post është zgjedhur për dy mandate pesëvjeçare.

“Guterres me gjasë është më së shumti i njohur atje ku duhet më tepër – në linjat e para të frontit të konflikteve të armatosura dhe vuajtjeve humanitare”, tha sot Ban Ki-moon, dhe ka shtuar se “instinktet e tij politike janë ato të Kombeve të Bashkuara – bashkëpunimi për të mirën e përgjithshme dhe përgjegjësia e përbashkët për njerëzit dhe planetin”.

Më 16 tetor, zoti Guterres është mbështetur nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG