Ndërlidhjet

Rusia dhe India nënshkruajnë marrëveshje për shitje të sistemit raketor


Sistemi mbrojtës raketor S-400 i prodhimit rus
Sistemi mbrojtës raketor S-400 i prodhimit rus

Rusia thotë se më vonë këtë javë do ta nënshkruajë një marrëveshje me Indinë për dërgimin e sistemit mbrojtës raketor të avancuar, të tipit S-400, në Indi.

Zyrtari i Kremlinit, Yury Ushakov, tha sot se marrëveshja do të nënshkruhet nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, më 15 tetor në Goa të Indisë.

Moska konsideron se sistemi S-400 është armatim tejet modern.

Ky sistem ka rreze të veprimit deri në qindra kilometra dhe mund t’i ndjekë afro 300 caqe, ndërsa në tri prej tyre të angazhohet në mënyrë simultane.

Rusia dhe India, liderët e të cilave mbajnë samite të rregullta vjetore prej vitit 2000, kanë lidhje të afërta prej përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe tash janë partnerë në grupin BRICS të ekonomive në zhvillim.

XS
SM
MD
LG