Ndërlidhjet

SHBA: Akuza për Iranin se i furnizon kryengritësit në Jemen


John McCain
John McCain

Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë akuzuar Iranin për furnizim të kryengritësve në Jemen me raketa, me të cilat ishin ndërmarrë disa sulme kundër luftanijeve të Shteteve të Bashkuara, këtë javë.

Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili ishte informuar nga Pentagoni për tri sulme të dështuara raketore kundër luftanijes amerikane, USS Mason, tha mbrëmë se Irani, me gjasë, i ka dërguar këto raketa.

Zoti McCain e ka mbështetur lëvizjen e Pentagonit për hakmarrje, duke lansuar raketa që i kanë shkatërruar vendet mobile të radarëve, të përdorura nga kryengritësit huthi, për lansimin e raketave, që besohet se janë armatime kundër anijeve të tipit C-802.

“Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar mesazh të fuqishëm”, se nuk do të toleroj agresion të tillë, tha senatori McCain.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, po ashtu, ka thënë këtë javë, se raketat ishin “dërguar nga Irani për kryengritësit huthi”, megjithqë ai theksoi se është e mundshme, që kryengritësit i kanë konfiskuar disa raketa nga ushtria e qeverisë së Jemenit.

XS
SM
MD
LG