Ndërlidhjet

Observatori: Së paku 17 vetë të vrarë afër kufirit Siri-Turqi


Pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad
Pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad

Së paku 17 vetë janë vrarë, shumica prej tyre luftëtarë kryengritës sirianë, nga një sulm me makinë-bombë afër vendkalimit në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, kanë thënë dëshmitarët dhe Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Eksplodimi ka ndodhur mbrëmë vonë, afër një pike të kontrollit të Ushtrisë së Lirë Siriane, që është dy kilometra nga vendkalimi Bab al Salama. Kjo ushtri lufton kundër forcave të regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Nga sulmi, po ashtu, janë plagosur së paku 25 vetë, prej të cilëve tetë vetë janë në gjendje kritike shëndetësore dhe janë dërguar në spitalet turke, matanë kufirit.

XS
SM
MD
LG