Ndërlidhjet

Mustafa uron Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministrit Mustafa ka shprehur bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka potencuar se e ka takuar Guterresin gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i Kom,beve të Bashkuara, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.

XS
SM
MD
LG