Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Më se 200 ushtarë të vrarë gjatë luftimeve në Helmand


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit në periferi të qytetit Lashkar Gah

Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit në periferi të qytetit Lashkar Gah

Zyrtarët afganë thonë se më se 200 ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve aktuale kundër militantëve taibanë në dhe rreth qytetit Lashkar Gah, në provincën Helmand.

Zyrtarët thanë sot se këta ushtarë dhe policë janë vrarë gjatë 10 ditëve të kaluara, ndërsa janë vrarë edhe 45 civilë.

Sipas tyre, vetëm më 11 tetor janë vrarë më se 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit.

Zyrtarët thanë se provinca Helmand po ballafaqohet me situatën më të keqe të sigurisë prej se regjimi taliban ishte përmbysur nga invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2001.

Luftëtarët taalibanë tash e kanë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të provincës dhe e kanë rrethuar kryeqytetin e saj, Lashkar Gah.

XS
SM
MD
LG