Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Janë arrestuar 11 militantë të IS-it


Pamje e një pjese të kryeqytetit Teheran në Iran

Pamje e një pjese të kryeqytetit Teheran në Iran

Mediat iraniane raportojnë se forcat e sigurisë së këtij vendi i kanë arrestuar 11 vetë të dyshuar se kanë planifikuar sulme vetëvrasëse me bomba në emër të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Raportet e sotme thonë se autoritetet kanë konfiskuar sasi të mëdha të eksplozivit gjatë këtij operacioni.

Këto janë të fundit në serinë e komploteve të dyshuara të ekstremistëve sunitë, për të cilat autoritetet iraniane thonë se i kanë zbuluar në këtë vend me shumicë shiite. Irani është mbështetësi kryesor në fushatën kundër Shtetit Islamik në Irakun fqinj.

Një gjenderal ushtarak tha se goditja i ka “shkatërruar” militantëte IS-it në pjesën jugore të Iranit.

Sipas tij, dhjetëra makina, motoçikleta dhe 100 kilogramë të eksplozivit janë konfiskuar.

Agjencia e lajmeve Mehr e ka cituar një zyrtar provincial që ka thënë se besohet se të arrestuarit janë pjesëtarë të IS-it.

Militantët e Shtetit Islamik, që janë myslimanë sunitë, konsiderojnë se myslimanët shiitë janë të pafe.

Shteti Islamik ka ndërmarrë sulme të shumta kundër civilëve shiitë në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG