Ndërlidhjet

logo-print

Hashim Thaçi, Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës.

Rektori i këtij Universiteti, Vullnet Ahmeti, tha se ky çmim, presidentit Thaçi i ndahet “për kontributin e tij madhështor si ushtar dhe prijës, afirmues i demokracisë dhe shtetit të Kosovës”.

Thaçi, në fjalimin e tij, foli për historikun e arsimit të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për kontributin e tyre dhe të liderëve partiakë në avancimin e çështjes kombëtare, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, duke veçuar këtu kontributin dhe ndihmën për popullin e Kosovës.

“Dikur elita shqiptare në Maqedoni, sikurse e gjithë shqiptarëve në Jugosllavi, formësohej në Universitetin e Prishtinës, mu aty ku lindi dhe u zhvillua ideja e një gjenerate që do të dijë dhe afirmojë interesat kombëtare me përmasa historike. Solidarizimi me qytetarët e Kosovës, të dëbuar në luftën '98-99, mikëpritja dhe organizimi juaj janë tregues i ndjenjave të larta vëllazërore mes nesh si komb", tha Thaçi.

Në manifestimin e organizuar ishin të pranishëm përfaqësues të partive politike dhe të institucioneve tjera kulturore, arsimore dhe shkencore.

XS
SM
MD
LG