Ndërlidhjet

logo-print

Biden: Do t’i dërgojmë “mesazh” Kremlinit për sulmet kibernetike


Nënpresidenti amerikan Joe Biden

Nënpresidenti amerikan Joe Biden

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i “dërgojnë një mesazh” hakerëve rusë, të cilët po i akuzojnë se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA.

Në një intervistë dhënë për NBC Neës më 14 tetor, Biden është pyetur pse SHBA nuk i është kundërpërgjigjur Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje përmes hakimit në emaila të zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe nëpërmjet shkelje të tjera.

“Ne po dërgojmë një mesazh” dhe presidenti rus Vladimir Putin do ta marrë atë, ka thënë Biden.

“Ne kemi kapacitet për një gjë të tillë dhe mesazhi do të dërgohet. Ai do ta kuptojë dhe ne do të zgjedhim kohën për një gjë të tillë, në mënyrë që të ketë ndikim më të madh”, ka shtuar Biden.

NBC ka raportuar se Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar “një veprim të paprecedent kibernetik kundër Rusisë” që ka për qëllim “të turpërojë” lidershipin në Kremlin.

Biden tha se kundërpërgjigja e SHBA-së do të jetë “proporcionale” me sulmet kibernetike ruse që janë kryer muajt e kaluar.

XS
SM
MD
LG