Ndërlidhjet

Merkel e hapur për një samit për krizën në Ukrainë


Germany -- German Chancellor and chairwomen of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel attends a party leadership meeting in Berlin, September 19, 2016
Germany -- German Chancellor and chairwomen of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel attends a party leadership meeting in Berlin, September 19, 2016

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se vazhdon të jetë e hapur për një takim të mundshëm me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në një samit që do të mbahej në Berlin, për konfliktin në lindje të Ukrainës.

“Ne akoma jemi të hapur për një gjë të tillë por akoma nuk ka vendim për këtë”, ka thënë më Merkel, gjatë një konference për media në Berlin më 14 tetor.

Merkel ka thënë se është duke pritur lajme nga diskutimet që po zhvillohet nga ekspertët lidhur me këtë çështje.

Rebelët pro-rusë dhe ushtria ukrainase kanë filluar luftimet në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Dy marrëveshjet e armëpushimit, të nënshkruara nga përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë në Minks kanë dështuar.

Kremlini së fundmi ka propozuar për një takim më 19 tetor, në mes të Merkelit, Putinit, presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe atij francez Francois Hollande për të diskutuar për këtë çështje.

Por ky takim akoma nuk është konfirmuar.

XS
SM
MD
LG