Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet serbi që kërcënoi me granatë para Qeverisë në Beograd


Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë

Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë

Policia serbe thotë se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar se do të shpërthejë dy granata dore jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Personi është arrestuar në orët e para të së shtunës, pas disa orësh negociatash me policinë, njofton AP. Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë është bllokuar për trafik.

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar me makinën e tij te ndërtesa e Qeverisë dhe ka thënë se do ta hedhë veten në ajër. Sipas medias shtetërore serbe, ky person ka të kaluar kriminale dhe ka kërkuar të bisedojë me zyrtarë policorë që janë përgjegjës për
rastin e tij.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që ndodhet në Nish me ministrat e tij, ka thënë se situata ishte e rrezikshme dhe në një moment ky person kishte hequr siguresat e granatës.

XS
SM
MD
LG