Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve



Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje jabë mbajtur një aktivitet afër burgut të Lipjanit ku po mbahet aktivisti i tyre Atdhe Arifi.

Me parullën “Lironi të burgosurit politik”, Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj.

Në këtë aktivitet kanë mbajtur fjaim deputetja Donika Kadaj-Bujupi dhe Sami Kurteshi.

“Të rinj të tjerë, studentë guximtarë, mendje të lira po mbahen të burgosura. Sot Atdheu, Adea, Frashëri, Petriti, Astriti, e Egzoni po persekutohen përsëri, por kësaj here nga regjimi vendas dhe po vazhdojnë të mbahen në burg dhe arrest shtëpiak në procese komplet të montuara politike”, tha Kadaj.

Vetëbendosje thotë se gjashtë aktivistë të saj po mbahen padrejtësisht në burgje. Ata kërkojnë lirimin e tyre dhe thonë se rasti i tyre është i montuar.

Aktivistët e Vetëvendosje janë duke u akuzuar për rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG